Suspendohen tre policë pas arratisjes së një të dyshuari nga stacioni i Prizrenit
Kronika
November 25, 2025 - 18:05
Tre zyrtarë policorë të stacionit në Prizren janë suspenduar nga detyra, pasi arrestimit të një personi nga objekti, për shkak të mungesës adekuate të mbikqyrjes.
Kjo u konfirmua përmes një përgjigje me shkrim nga Inspektorati i Policisë.
“Inspektorati Policor i Kosovës përkatësisht Departamenti i Hetimeve, është duke zhvilluar hetime paraprake ndaj tre zyrtarëve policor të cilët shërbejnë në Stacionin Policor Prizren , në drejtim të veprës penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”. IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre në interes të procedurës hetimore”, thuhet në përgjigjen e IPK-së. /klankosova