Sekuestrimi i rreth 300 kilogramëve eksploziv, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasditen e së dielës, në pikën kufitare “Vërmicë”, është ndaluar një furgon dhe në të është hasur dhe është konfiskuar 266.58 kg eksploziv, disa detonatorë elektrikë, fitila emulex me peshë 800 gr, 20 fitila dhe 6 tuba tela elektrikë.
Policia ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar, përderisa rasti është duke u trajtuar si “Import ose shitje e paautorizuar e materialeve plasëse”, shkruan Zeri.info.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Import ose shitje e paautorizuar e materieve plasëse
SPK Vërmicë, 23.11.2025 – 17:10. Në pikën kufitare për kontroll të detajuar është ndaluar një furgon me targa vendore, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të furgonit janë gjetur dhe konfiskuar: 266.58 kg eksploziv, disa detonatorë elektrikë, fitila emulex me peshë 800 gr, 20 fitila dhe 6 tuba tela elektrikë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Zëri