Bashkëjetoi me të mitur, arrestohet i dyshuari në Obiliq
Foto: Zëri / Ilustrim

Bashkëjetoi me të mitur, arrestohet i dyshuari në Obiliq

Kronika November 24, 2025 - 09:02

Një person është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të 22 nëntorit në Obiliq, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

Sipas raportit të Policisë, i arrestuari dyshohet se ka pasur bashkësi jashtëmartesore me viktimën.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është ndaluar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore”, bën të ditur Policia.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë kompetente hetimore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë. /Zëri