Ndëshkohen me nga 200 euro gjoba pesë shoferë në Shtime dhe Ferizaj
Foto: Laura Hasani

Ndëshkohen me nga 200 euro gjoba pesë shoferë në Shtime dhe Ferizaj

Kronika November 22, 2025 - 18:37

Pesë shoferë ndëshkohen për kundërvajtje të rënda në trafik në rajonin e Ferizajt

Policia e Kosovës ka ndëshkuar pesë shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik, në Shtime dhe Ferizaj.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të gjitha rastet janë evidentuar gjatë së premtes.

Katër qytetarë janë ndaluar në rrugën “Adem Jashari” në Shtime.

Personi i parë që është ndaluar është me inicialet I.R., 31-vjeçar, i cili me veturën VW Golf është kapur duke lëvizur me 90 km/h në zonën me kufizim 40 km/h. Është ndëshkuar me gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.

Ndërsa rastet tjera janë: “Y.B., 30-vjeçar, i cili me veturën Audi është kapur duke lëvizur me 93 km/h në zonën me kufizim 40 km/h. Është ndëshkuar me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit. B.T., 40-vjeçar, i cili me veturën Toyota është kapur duke kryer tejkalim në vijë të plotë dhe është ndëshkuar me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit”.

“M.G., 30-vjeçar, i cili me veturën VW Caddy është kapur duke përdorur telefonin gjatë ngasjes. Pas verifikimit, u konstatua se kjo ishte përsëritje e kundërvajtjes dhe u ndëshkua me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, është ndaluar një person me inicialet H.K., 39-vjeçar, i cili me veturën VW Golf është kapur duke lëvizur me 100 km/h në zonën me kufizim 50 km/h. Është ndëshkuar me 200 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj pezullim të patentë shoferit.