Punëtori që vdiq dje në vendin e punës në Prishtinë, ishte veteranë i UÇK-së nga Deçani
Një puëntor ka vdekur mbrëmë në Prishtinë derisa ishte në vendin e punës.
Viktima është Bashkim Nitaj nga fshati Drenoc i Komunës së Deçanit, ndërsa i njëjti ishte edhe vetaran i UÇK-së, transmeton Zeri.info.
Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Nitaj.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëvendësit tonë, bashkëpunëtorit dhe veteranit të UÇK-së, Bashkim Nitaj, nga fshati Drenoc”.
“Bashkimi humbi jetën në vendin e tij të punës, në rrethana të rënda të cilat na kanë prekur të gjithëve. Ai ishte njeri i respektuar, punëtor i palodhshëm dhe dëshmitar i gjallë i sakrificës për lirinë që gëzojmë sot”.
“Në emër të Komunës së Deçanit dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nitaj, miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur.Qoftë i paharruar kujtimi për të”, ka shkruar Ramosaj.
Ndryshe, Policia sot në raportin 24-orësh ka dhën detaje për rastin, ku thuhet se ka nisur hetimet për rastin, por edhe se kolegu i tij kishte humbur ndjenjat nga kjo ngjarje që i ka ndodhur kolegut të tij.
“Raportohet se në vendin e tij të punës viktima mashkull kosovar, kishte pësuar lëndime trupore dhe si pasojë ka vdekur, ndërsa kolegu i tij nga ngjarja që kishte pasur kishte humbur ndjenjat dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Trupin e pa jetë nga vendin i ngjarjes e ka tërhequr IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri