Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan
Foto: Laura Hasani

Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan

Kronika November 21, 2025 - 16:41

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të dyshuarit me inicialet L.M., për shkak të veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar dhe “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Sipas njoftimit nga Prokuroria, i pandehuri L.M. akuzohet se më 29 maj 2023, në Zveçan, në bashkëkryerje me të pandehur të tjerë, përmes përdorimit të dhunës, kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Gjthnjë, sipas aktakuzës, nga dhuna e ushtruar ishin shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.