Aktakuzë ndaj personit që theri me thikë një të mitur në Ferizaj

Aktakuzë ndaj personit që theri me thikë një të mitur në Ferizaj

Kronika November 20, 2025 - 11:27

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet E.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 24.10.2025, rreth orës 19:55, te Stacioni i autobusëve, në Rr. “Driton Islami” në Ferizaj, pas një mosmarrëveshje të mëhershme me dashje ka tentuar që ta privojë nga jeta të dëmtuarin e mitur, në atë mënyrë që me tu takuar fillimisht e ofendon me fjalë banale, e më pas e godet dy herë radhazi me thikë në pjesën e gjoksit dhe krahut, për çka i njëjti si pasojë e këtyre goditjeve pëson lëndime të rënda trupore dhe i nënshtrohet trajtimit në QKUK - Klinika e Kirurgjisë Torokale.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri i lartcekur me këto veprime ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” .

“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurin e lartcekur ta shpallë fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të njëjtit t’i shqiptoj sanksion penal sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Zëri