Zbulohen këpucë, çanta e aksesorë të padeklaruar në Vërmicë

Zbulohen këpucë, çanta e aksesorë të padeklaruar në Vërmicë

Kronika November 20, 2025 - 10:33

Gjatë së enjtes zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

Sipas Doganës, gjatë kontrollit të këtij automjeti mallrat e gjetura janë këpucë për meshkuj dhe femra, çanta dhe aksesorë të ndryshëm.

“Mallrat e zbuluara janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të parapara ligjore, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim. /Zëri