Në flakë një depo e materialeve në magjistralen Ferizaj - Kaçanik
Kronika
November 20, 2025 - 09:57
Një depo e materialeve me shumicë e pakicë në rrugën magjistrale Ferizaj - Kaçanik, në afërsi të udhëkryqit me rrugën "Driton Islami" në Ferizaj është e tëra në flakë.
Policia e zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Sot, rreth orës 09:15, kemi pranuar një informatë për një incident zjarri që ka përshirë një kompani në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik, në afërsi të udhëkryqit me rrugën ‘Driton Islami’ në Ferizaj. Janë njoftuar edhe zjarrfikësit, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë në rajonin e Ferizajt.
Tutje bëhet e ditur se nuk ka persona të lënduar.