Kapet në Fier shqiptari që vepronte në një grup kriminal, do të ekstradohet në Itali

Kapet në Fier shqiptari që vepronte në një grup kriminal, do të ekstradohet në Itali

Kronika November 20, 2025 - 09:26

Policia në Fier ka arrestuar një 43-vjeçar, me qëllim të ekstradimit në Itali.

Sipas njoftimit të organeve të rendit, E.Z. alias R.Z., është i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.

Pas arrestimit të tij, Policia finalizoi me sukses operacionin e koduar “Operacionalja 74”.

Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasi shqiptar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, me vendimin e datës 01.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

INTERPOL Tirana, në bashkëpunim me INTERPOL Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.