Prangoset fajdexhiu në Mitrovicë, policia e kap në flagrancë
Foto: Zëri / Ilustrim

Prangoset fajdexhiu në Mitrovicë, policia e kap në flagrancë

Kronika November 20, 2025 - 09:20

Policia e Kosovës, të mërkurën rreth orës 19:00, është arrestuar një person në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimin se është përfshirë në veprën penale “Fajde”.

I dyshuari R.G. në kohën e arrestimit po kryente veprën për të cilën dyshohet, raporton Zeri.info.

“Me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli në objektin banesor dhe objektet ndihmëse pronë e të dyshuarit, ku janë konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në Qendrën e Mbajtjes”, thuhet ndër të tjera. /Zëri