Gjendet pa shenja jete një 71-vjeçare në Sarandë, dyshohet se ra aksidentalisht në bunar

Gjendet pa shenja jete një 71-vjeçare në Sarandë, dyshohet se ra aksidentalisht në bunar

Kronika November 19, 2025 - 18:40

Një e moshuar është gjetur pa shenja jete një 71-vjeçarja në Sarandë.

E njëjta dyshohet se ka rënë aksidentalisht në bunarin që ndodhej në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Metoq.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja 71 vjeçe”.

“Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al