Një polic goditet nga vetura në një pikë kontrolli në Banjë të Istogut, dërgohet për trajtim në QKUK
Foto: Zëri / Ilustrim

Një polic goditet nga vetura në një pikë kontrolli në Banjë të Istogut, dërgohet për trajtim në QKUK

Kronika November 19, 2025 - 10:37

Një zyrtar policor është goditur nga një veturë teksa ishte në pikë kontroll në fshatin Banjë të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Pejë, Driton Rugova.

Rugova, mes të tjerash, u shpreh se viktima ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë e pas gjendjes së rënduar shëndetësore është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Sot rreth orës 08:35, në fshatin Banjë – Istog ka ndodhur një aksident trafiku dhe si pasojë nga një veturë është goditur zyrtari policor, i cili ishte në pikë kontrolli, zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësiti i trafikut Rajonal”, u shpreh Rugova.