Aktakuzë ndaj tre personave për mashtrim me shitje të banesave

Aktakuzë ndaj tre personave për mashtrim me shitje të banesave

Kronika November 18, 2025 - 16:24

Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë ndaj tre personave, për veprat penale “ Mashtrimi”, “Detyrimi”, “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri K.K., akuzohet për veprën penale të mbetur në tentativë “Detyrimi”, dhe për veprat penale “Mashtrimi”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, K.K., gjatë viteve 2023-2024, në mënyrë të kundërligjshme ka përfituar shumën prej 485 mijë eurosh, duke e mashtruar të dëmtuarin E.N për të arritur një marrëveshje joformale për shtijen e disa banesave në pronësi të tij, por i akuzuari pas arritjes së marrëveshjes nuk e ka kryer shitjen e banesave.

Ndërsa A.M., akuzohet për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, pasi ka bërë një lajmërim të rremë ndaj të dëmtuarit E.N.

Sipas aktakuzës, i pandehuri D.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka kanosur të dëmtuarin E.N me qëllim që ta detyroj të veprojë në dëm të pasurisë tij./Zëri