Në zonën 60 km/h voziti 124 km/h, gjobitet shoferi në Ferizaj
Kronika
November 16, 2025 - 16:11
Me datë 15.11.2025 rreth orës 19:40, në rrugën magjistrale Ferizaj–Prishtinë është ndaluar një shofer nga policia rrugore.
Shoferi me inicialet M.S., po drejtonte veturën e tij me shpejtësi 124 km/h në zonë me kufizim 60 km/h, raporton Zeri.info.
Për këtë kundërvajtje shoferi u dënua me gjobë prej 300 euro dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit në territorin e Kosovës për 3 muaj, pasi ai posedonte patentë shofer të huaj.
“Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, pasi paraqet rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, thuhet në njoftim. /Zëri