FSK-ja asgjëson mjet të dyshuar shpërthyes në Suharekë
Foto: Ilustrim

FSK-ja asgjëson mjet të dyshuar shpërthyes në Suharekë

Kronika November 16, 2025 - 10:54

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në fshatin Papaz të Suharekës, është gjetur një mjet i pashpërthyer.

Sipas raportit ditor, njësitet për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë asgjësuar në mënyrë të sigurt mjetin e dyshuar shpërthyes.

“Papaz, Suharekë 14.11.2025 – 15:30. Lidhur me rastin, njësitet për deminim të FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë asgjësuar mjetin e dyshuar në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin e Policisë.