Atentat në Shkodër, qëllohet me armë drejt një veture në lëvizje

Atentat në Shkodër, qëllohet me armë drejt një veture në lëvizje

Kronika November 15, 2025 - 22:39

Mbrëmjen e kësaj të shtune janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri pranë rrethrrotullimit të Koplikut, në Shkodër të Shqipërisë.

Paraprakisht raportohet se një makinë, e cila ishte në ecje e sipër është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Pas të shtënave, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me anësoret e një karburanti, ndërsa ka arritur t’i shpëtojë plumbave.

Sipas AbcNews grupi hetimor dhe policia janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të sqaruar rrethanat.