Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Prishtinë, hajnat vodhën para, orë e stoli ari
Kronika
November 15, 2025 - 08:46
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të premten në një shtëpi në rrugën “Hasan Ramadani” në Prishtinë.
Një person ka raportuar në Polici se në shtëpinë e tij ka ndodhur një vjedhje nga persona të panjohur.
Sipas viktimës kur është kryer vjedhja në shtëpi nuk ka qenë askush, nga aty janë vjedhur shumë e madhe parash, orë të vlefshme e stoli ari.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri