U iki policëve dhe ua drejtoi revolen, arrestohet dhe i konfiskohet arma

U iki policëve dhe ua drejtoi revolen, arrestohet dhe i konfiskohet arma

Kronika November 13, 2025 - 10:12

Policia në Istog ka njoftuar se të mërkurën, derisa kanë qenë duke patrulluar në rroba civile në rrugën “Nëna Tereza”, kanë vërejtur një veturë e cila ishte e ndaluar, ku nga zyrtarët policorë është kërkuar që të kontrollohen, por i dyshuari ka ikur, duke mos respektuar urdhrin e policëve që të ndalet dhe i njëjti gjatë ikjes ka nxjerrë një armë nga brezi dhe ua kishte drejtuar zyrtarëve policorë.

“Zyrtarët policorë kanë nxjerrë armët zyrtare, me qëllim të evitimit të rrezikut për veten e tyre dhe qytetarët, ku të njëjtit i është dhënë urdhër verbal për lëshimin e armës, me ç’rast është arritur neutralizimi dhe arrestimi i personit të dyshuar, ku gjatë arrestimit është lënduar njëri nga zyrtarët policorë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se nga i dyshuari janë sekuestruar: një armë zoraki kal 9 mm dhe një karikator i së njëjtës armës. I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Zëri

Image