Gjendet pa shenja jete një 46-vjeçar në Kaçanik
Foto:Ilustrim

Gjendet pa shenja jete një 46-vjeçar në Kaçanik

Kronika November 09, 2025 - 17:49

Një burrë është gjetur pa shenja jete në fshatin Soponiçë të Kaçanikut.

Policia ka konfirmuar se viktima është një mashkull i moshës 46-vjeçar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore nga stacioni policor Kaçanik, krim-teknikët dhe hetuesit rajonal, raporton Zeri.info.

“Sot, më datë 09.11.2025, rreth orës 13:50, kemi pranuar një informacion lidhur me një person pa shenja jete në fshatin Soponiçë të Kaçanikut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë mjekët e QKMF Kaçanik, të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull rreth 46 vjeç është pa shenja jete. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore nga stacioni policor Kaçanik, krim-teknikët dhe hetuesit rajonal”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. /Zëri