Ndalohen dy të dyshuar në Fushë-Kosovë për marrje e dhënie ryshfeti për votë
Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka njoftuar se dy persona tashmë janë ndaluar në Komunën e Fushë-Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohen për veprën penale “Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, shkruan Zeri.info.
Sipas njoftimit, gjatë zhvillimit të hetimeve është sekuestruar një telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë, pa ndërhyrje:
Ndalohen dy të dyshuar në Fushë-Kosovë për dhënie dhe marrje ryshfeti në lidhje me votimin
Prishtinë, 9 nëntor 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, në komunën e Fushë Kosovës, me vendim të Prokurorit të shtetit, janë ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Dhënia dhe marrja e ryshfetit në lidhje me votimin’’ nga neni 212 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjatë zhvillimit të hetimeve, është sekuestruar një (1) telefon, i cili do të shërbejë si provë në procedurën e mëtejme hetimore.
Prokuroria Themelore në Prishtinë do të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme konform dispozitave ligjore për ndriçimin e plotë të rastit. /Zëri