Përfundon seanca dëgjimore për Astrit Isufin, pas pak pritet vendimi
Kronika
November 08, 2025 - 17:04
Ka përfunduar seanca dëgjimore për Astrit Isufin, të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve, Naim dhe Driton Morina.
Astrit Isufi i cili nga momenti i vrasjes ishte në arrati është arritur që të arrestohet të premten.
Kjo u bë e ditur nga Prokuroria në Gjakovë.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, thuhej në njoftim.