Kapet me thikë një nxënës i Prizrenit
Foto: Ilustrim

Kapet me thikë një nxënës i Prizrenit

Kronika November 08, 2025 - 09:59

Një nxënës i një shkolle në Prizren është raportuar në Polici për armëmbajtje pa leje.

Policia i ka gjetur një thikë dhe pas intervistimit nxënësi është liruar në procedurë të rregullt.

“Prizren  05.11.2025 – 12:00. Është raportuar se një nxënës posedon mjet të mbrehtë. Thika është konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar në prani të prindit dhe është liruar në procedurë të rregullt. ”, thuhet në njoftimin e PK-së.