Nën ndikim të alkoolit dy pejanë kanosën zyrtarët policor
Kronika
November 08, 2025 - 09:23
Policia në Pejë, ka arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në rrugën “ Mulla Zekë Berdyna” në Pejë, raporton Zeri.info.
“Rr. Mulla Zekë Berdyna, Pejë 07.11.2025 – 02:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në mënyrë që me vonë pas këndelljes të paraqiten në stacion për intervistim”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri