Gruaja në Ferizaj raporton burrin për dhunë në familje, Policia i gjen armë zjarri në shtëpi
Kronika
November 08, 2025 - 09:16
Një grua në Ferizaj ka raportuar në Polici se ka presion psikik të vazhdueshëm nga burri i saj, ku gjatë kontrollit i dyshuari ka pranuar se posedon armë zjarri.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 08:30, raporton Zeri.info.
“Ferizaj 07.11.2025 – 08:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka presion psikik nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedon armë zjarri. Arma me katër karikatorë, 235 fishekë dhe leja për posedim janë konfiskuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri