Prangoset prishtinasi për shitblerje të narkotikëve, gjatë kontrollit Policia i gjen armë e municion në shtëpi
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për shitblerje të narkotikëve.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, të premten në ora 20:30, raporton Zeri.info.
"Rr. Jakov Xoxa, Prishtinë 07.11.2025 – 20:30. Pas një pune operative hetimore është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për shit-blerjen e narkotikëve dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 11 fishekë, një telefon mobil dhe 140€. Në konsultim me prokurorin janë kontrolluar dy banesa dhe disa podrume të objekteve banesore që ishin në shfrytëzim nga i dyshuari ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe: 17.08 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një mjet shpërthyes (bombë), një armë automatike AK 47, një pistoletë, 20 fishekë, një peshore digjitale për matjen e narkotikëve, dhe një DVR 0 kamerave. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në njodtimin e PK-së. /Zëri