Policia del me njoftim për vrasjen e dyfishtë në Malishevë
Policia e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Gollubovc të Malishevës.
Siç bën të ditur Policia, rreth orës 11:30 dy persona të moshës madhore, dy vëllezër, janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës.
Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave, transmeton klankosova.
“Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin, deri tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e Shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.