Dy persona të lënduar nga një aksident mes tri veturave në lagjen “Aktash” në Prishtinë

Dy persona të lënduar nga një aksident mes tri veturave në lagjen “Aktash” në Prishtinë

Kronika November 05, 2025 - 17:56

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në lagjen "Aktash" në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana, ku sipas tij nga ky aksident dy persona kanë marrë lëndime trupore, raporton Zeri.info.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka thënë Pllana. /Zëri