Aksident mes një kamioni dhe veturës në autostradën “Arbën Xhaferri”, lëndohet një person
Kronika
November 04, 2025 - 17:08
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferri”, konkretisht në kilometrin e 18-të drejtimi Prishtinë-Ferizaj.
Si pasojë e këtij aksidenti një person ka marrë lëndime të lehta trupore.
Kështu ka deklaruar për klankosova zëdhënësja e Policisë Blerina Ejupi-Tahiri.
“Më datën 04.11.2025 është raportuar për një aksident trafiku në Autostradën “Arbën Xhaferi ” drejtimi Prishtinë-Ferizaj km 18. Sipas informatave fillestare të përfshira janë dy automjete, ndërsa raportohet për një person dyshohet me lëndime të lehta”, deklaroi ajo.