Pas disa muajsh në arrati, lajmërohet Mefail Shkodra: Do të dorëzohemi në Polici me djemtë
						Kronika
						November 04, 2025 - 08:06
					
					Vrasja e trefishtë në Gjilan, lajmërohet nga arratia Mefail Shkodra me një mesazh me zë					
					Janë bërë gati tre muaj që kur Gjilani u trondit nga një vrasje e trefishtë në mes të ditës në qendër të këtij qyteti.
Nga të shtënat me armë zjarri mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër u plagos.
Si të dyshuar kryesor për këtë ngjarje të rëndë janë: Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij.
Ky i fundit më në fund është bërë i gjallë. Ai përmes një videomesazhi ka folur për ngjarjen që çoi në vrasjen e rëndë.
Më poshtë e gjeni videomesazhin ku Mefail Shkodra jep versionin e vet për ngjarjen që përfundoj me vrasjen e tre personave në qendër të Gjilanit.