Dy të lënduar nga rrahja në Istog, njëri me lëndime të lehta, tjetri i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Dy të lënduar nga rrahja në Istog, njëri me lëndime të lehta, tjetri i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Kronika November 02, 2025 - 21:38

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pohuar se i kanë pranuar dy pacientë me lëndime nga arma e ftohtë.

Në një njoftim spitali ka pohuar se pacientët e pranuar në Spitalin e Pejës janë nga rrahja që ndodhi në një lokal në qytetin e Istogut.

“Njëri është trajtuar me lëndime të lehta, ndërsa tjetri është duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

“Ekipet mjekësore janë në kujdes të plotë për të dy rastet”, thuhet në njoftim.

Për Klan Kosovën, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi, ka pohuar se rreth orës 18:25 policia është njoftuar për një rrahje.

“Në orën 19:00 u konstatua se ka dy persona të lënduar, të cilët po trajtohen në emergjencën e Istogut. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Pejë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes janë ekipet kompetente të Policisë së Kosovës për të kuptuar shkaqet e rrahjes dhe për identifikimin e personave që duhet arrestuar.

Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, ka mësuar se personat e përfshirë në këtë incident janë me inicialet V.Q. dhe Sh.N.