Pas plagosjes me armë zjarri vdes një person në Komoran
Foto: Laura Hasani

Pas plagosjes me armë zjarri vdes një person në Komoran

Kronika November 01, 2025 - 17:19

Një person ka vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve që kishte marrë, pasi ishte plagosur në fshatin Fushticë të Drenasit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se rasti është raportuar sot rreth orës 13:30m raporton Zeri.info.

“I njëjti është dërguar menjëherë në QMF Komoran, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja e tij”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti ka pohuar se njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.