Policia e kap një qytetar të Vitisë duke i kontrabanduar 22 lopë nga Maqedonia

Policia e kap një qytetar të Vitisë duke i kontrabanduar 22 lopë nga Maqedonia

Kronika November 01, 2025 - 10:17

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndalur një person në Debëlldeh të Vitisë për kontrabandë të 22 krerëve të gjedheve nga Maqedonia e Veriut.

Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se për këtë rast janë njoftuar institucionet përgjegjëse.

Sipas policisë, i dyshuari është liruar, ndërsa gjedhet janë konfiskuar dhe dorëzuar doganë.

“Fsh.Debëlldeh, Viti 31.10.2025-08:45. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nga Maqedonia e Veriut ka kontrabanduar 22 krerë gjedhe. Lidhur me rastin janë njoftuar inspektoret e AVUK-ut dhe prokurori. I dyshuari lirohet ndërsa gjedhet janë konfiskuar dhe dorëzuar doganës”, wshtw thwnw nw raportin 24 orësh.