I mituri nga Gjakova ushtron dhunë psikike ndaj nënës së tij, arrestohet nga policia
Kronika
November 01, 2025 - 09:09
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një të mitur në Gjakovë.
Kjo pasi ai kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, dhuna ishte ushtruar pas një mosmarrëveshjes që kishte pasur i mituri me nënën e tij.
“Gjakovë 31.10.2025-07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare- nënës së tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është thënën raportin policor.