Policia i shpall në kërkim dy persona, dyshohen për vjedhje
Kronika
November 01, 2025 - 08:34
olicia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime.
Sipas organeve të rendit, rasti në fjalë ka ndodhur më 4 korrik në një qendër tregtare në komunën e Shtimes.
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët
“Deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar. Prandaj, Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tyre, të njoftojë: -stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406”.

