Arrestohet në Lipjan një 30-vjeçar i dënuar për mashtrim
Një 30-vjeçar është arrestuar në Gllogoc të Lipjanit, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Mashtrimi”.
I njëjti, sipas organeve të rendit, ishte i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën e lartcekur.
“Drejtoria Rajonale e Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj, sot nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor të Lipjanit në fshatin Gllogovc, është arritur arrestimi i personit të kërkuar: A.A., mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale ‘Mashtrim’”, ka njoftuar Policia.
Pas arrestimit nga ana e policisë, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.