 
 
													Grabitje e rëndë në Rahovec, rojën e sigurisë e lidhin për peme
						Kronika
						October 31, 2025 - 09:30
					
										
					Një grabitje e rëndë ka ndodhur të enjten mbrëma në Rahovec.
Policia ka bërë të ditur se ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se derisa ishte në vendin e punës roje në një kompani private, aty kanë hyrë tre persona të dyshuar (njëri me armë të shkurtër) dhe pasi e kanë lidhur viktimën për një peme në oborr, të dyshuarit kanë depërtuar përmes dritares në objekt dhe nuk dihet çfarë kanë arritur të marrin.
“Viktima nuk ka deklaruar lëndime, kurse në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri
 
 
											