Arrestohet 25-vjeçari, dyshohet se vodhi stoli ari në vlerë 10 mijë euro në një shtëpi në Ferizaj

Arrestohet 25-vjeçari, dyshohet se vodhi stoli ari në vlerë 10 mijë euro në një shtëpi në Ferizaj

Kronika October 31, 2025 - 08:22

Mbrëmë rreth orës 22:00 Policia Rajonale në Ferizaj ka pranuar një informacion për një rast të vjedhjes së rëndë në rrugën “Mustafë Xhigolli”.

Policia ka bërë të ditur se njësitë e hetimeve rajonale dhe forenzikës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Nga ekzaminimet fillestare është dyshuar se personi/na të panjohur kishin depërtuar në shtëpinë e viktimës përmes thyerjes së xhamit të dritares së pasme, duke vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10.000 euro, si dhe pajisjen DVR të kamerave të sigurisë”.

“Gjatë zhvillimit të hetimeve, njësia hetimore ka identifikuar një automjet të dyshuar të tipit Audi A4, ngjyrë hiri, që drejtohej nga A. Xh.( 25 vjeç) .Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur mjete të dyshimta, përfshirë një shpues elektrik dhe një palë këpucë, të cilat përputhen me gjurmët e lëna dhe pamjet nga kamerat e sigurisë nga kryesi i veprës”, thuhet në njoftim.

I dyshuari ka tentuar të largohet, por pas një ndjekjeje është arrestuar nga hetuesit policorë.

Tutje thuhet se me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti është sekuestruar për procedura të mëtejshme hetimore.

“Hetuesit rajonalë në Ferizaj po vazhdojnë hetimet në disa pista për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e mundshëm të bashkëkryesve në vjedhje të tjera të ngjashme në rajon”. /Zëri