Policia po e kërkon këtë person, dyshohet për vjedhje

Policia po e kërkon këtë person, dyshohet për vjedhje

Kronika October 30, 2025 - 14:59

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet nga PK-ja.

Ky institucion bën thirrje që për çdo informacion të kontaktoni në numrin e telefonit 192 ose në e-mailin [email protected]. /Zëri