 
 
							Arrest shtëpiak ndaj mjekut vushtrrias, që dyshohet se mori ryshfet për lëshimin e pushimeve mjekësore
						Kronika
						October 30, 2025 - 12:03
					
										
					Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje për një muaj ndaj mjekut vushtrrias, Avdullah Vojvoda.
I pandehuri dyshohet se ka kryer veprën “Marrje ryshfeti”, raporton Zeri.info.
“Masa e arrestit shtëpiak të pandehurit do t’i llogaritet nga data 28 tetor 2025 deri më datë 28 nëntor 2025.
Kundër këtij aktvendimi është e lejuar ankesa në afat prej 48 orësh nga momenti i pranimit të vendimit me shkrim drejtuar Gjykatës së Apelit përmes kësaj gjykate”, thuhet në njoftim. /Zëri
 
 
											