Gjendet pa shenja jete një person në Skenderaj, nisin hetimet
Kronika
October 30, 2025 - 08:56
Të mërkurën në Skenderaj është raportuar se një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe ekipet mjekësore, që më pas kanë konstatuar vdekjen e tij.
“Me urdhër të prokurorit dhe kërkesës së familjarëve trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të PK-së. /Zëri