Kapen mbi 200 kilogramë drogë në një kamion në Prishtinë

Kapen mbi 200 kilogramë drogë në një kamion në Prishtinë

Kronika October 29, 2025 - 21:30

Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar një person në dyshimin për posedim e shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas PK-së, i dyshuari me inicialet S.J., është ndaluar në rajonin e Prishtinës dhe se në kamonin që po drejtonte i janë gjetur mbi 200 kg substancë narkotike, raporton Zeri.info.

“Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.

S.J., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës ritheksojnë angazhimin e tyre të vazhdueshëm në luftimin e kësaj dukurie, përmes ndjekjes penale të të gjithë kryesve të mundshëm të veprave penale”, thuhet në njoftim. /Zëri