Arrestohet mjeku në Vushtrri, dyshohet se kërkonte 10 deri në 50 euro për të lëshuar raporte për pushime mjekësore

Arrestohet mjeku në Vushtrri, dyshohet se kërkonte 10 deri në 50 euro për të lëshuar raporte për pushime mjekësore

Kronika October 29, 2025 - 13:18

Një mjek është arrestuar të martën në Vushtrri nën dyshimin për “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, mjeku i arrestuar dyshohet se kërkonte dhe pranonte 10 deri në 50 euro për të lëshuar raporte për pushime mjekësore.

“Vushtrri / 19.08.2025 – 2025. Më 28.10.2025 nga njësitë relevante të policisë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të cekura më lart. Dyshohet se i dyshuari qëllim të përfitimit personal për shërbime të ofruara nga pacientët kishte kërkuar dhe pranuar shuma të ndryshme të hollave nga 10 deri 50 euro për t’u lëshuar raporte për pushime mjekësore. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.