Grabitje në Pejë, e sulmuan për t’ia marrë telefonin, arrestohen pas dy muajsh të dyshuarit
Foto: Laura Hasani

Grabitje në Pejë, e sulmuan për t’ia marrë telefonin, arrestohen pas dy muajsh të dyshuarit

Kronika October 27, 2025 - 15:08

Një grabitje që kishte ndodhur më 8 gusht 2025 në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë është zbardhur pas hetimeve disamujore.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, rreth orës 06:20 të mëngjesit një qytetar ishte sulmuar nga tre persona të panjohur, të cilët i shkaktuan lëndime trupore dhe ia grabitën telefonin celular, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur.

Por ditën e sotme hetuesit rajonalë arritën të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar për këtë rast.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale. Me urdhër të prokurorit të Shtetit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.