Përplasi për vdekje 19-vjeçarin, arrestohet autori i aksidentit tragjik në Durrës
Kronika
October 27, 2025 - 14:27
Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në Golem, ku humbi jetën këmbësorja Sh.Sh.
Siç shkruan Euronewsal, bëhet me dije se është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit, 19-vjeçari R. F., i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik.