Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për personin që dyshohet për vjedhje

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për personin që dyshohet për vjedhje

Kronika October 27, 2025 - 13:52

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar.

Personi në fotografi dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje”.

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor të Graçanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuar kërkohet për veprën “Vjedhje”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit ose vendndodhjes së tij, kontaktoni Policinë në numrin e telefonit 192”, thuhet në njoftim. /Zëri