Arrestohet prokurori në Prizren, dyshohet për marrje ryshfeti

Arrestohet prokurori në Prizren, dyshohet për marrje ryshfeti

Kronika October 27, 2025 - 09:04

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar një prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Ai është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”, raporton Zeri.info.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, kanë arrestuar B.Sh., nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’.

I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës.

Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim. /Zëri