Humbin dy turistë suedezë në Parkun e Llogarasë

Humbin dy turistë suedezë në Parkun e Llogarasë

Kronika October 26, 2025 - 23:52

Dy turistë suedezë, nënë e bir janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të Llogorasë.

Ata janë nisur në mëngjes për të eksploruar zonën dhe kanë përshkuar një pjesë të parkut e të pyjeve, por pas disa orësh çdo kontakt me ta është ndërprerë.

Sipas informacioneve paraprake, turistët kanë dërguar një sinjal, i cili është kapur nga autoritetet greke për shkak të mungesës së mbulimit me sinjal telefonik në anën shqiptare të gadishullit te Karaburunit.

Emergjencat greke kanë njoftuar menjëherë autoritetet shqiptare.

“Në terren janë angazhuar forcat e Emergjencave Civile, si dhe specialiste e zonave të mbrojtura, të cilat po zhvillojnë kërkime në disa drejtime për të gjetur turistët, por dhe policia e Vlores.Terreni i vështirë malor erresira dhe moti i paqëndrueshëm po e vështirësojnë operacionin e kërkimit, ndërsa po kërkohet ndihmë edhe nga banorët e zonës.Mendohet se dy turistet suedeze, nene e bir, pasi kane pershkuar pyjet e Llogorase jane ngjitur Karaburunit ku dhe aty kane humbur per shkak te terrenit por dhe mungeses se valeve telefonike”. /abcnews.al