86 të vdekur në aksidente trafiku për nëntë muaj të këtij viti
Foto: Laura Hasani

86 të vdekur në aksidente trafiku për nëntë muaj të këtij viti

Kronika October 26, 2025 - 15:41

Sipas të dhënave të fundit nga Policia e Kosovës, gjatë periudhës janar-shtator 2025, gjithsej 86 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për tëvë1.info ka bërë të ditur se nga këta, 47 prej tyre, ose 54.6%, kanë qenë shoferë.

Po ashtu, nga 75 aksidente fatale që janë regjistruar gjatë nëntë muajve të parë të vitit, 29 aksidente, ose 38.6%, kanë qenë vet-aksidente.

“Sipas analizave të deritanishme nga tetëdhjetegjashtë (86) persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “Janar-Shtator 2025”, sipas pjesëmarrësve: dyzeteshtatë (47) apo 54.6 %, kanë qenë shoferë. Nga shtatëdhjetepesë (75) aksidente fatale për periudhën “Janar-Shtator 2025”, sipas tipit të aksidentit: njëzetenëntë (29) aksidente fatale apo 38.6 %, kanë qenë vet aksident”,ka bërë të ditur Hoxha.