Një i vdekur nga aksidenti në Bresje
Kronika
October 25, 2025 - 17:39
Një person ka humbur jetën sot pas një aksidenti të ndodhur mes njb veture dhe një kamioni në Bresje.
Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bresje, Fushë-Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Në vend-ngjarje është ftuar njësia emergjente dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete. Njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin” deklaroi Krasniqi.